Ky është polici i Kosovës i cili ngacmoi sek*sualisht një vajzë të mitur

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 20:00
Ky është polici i Kosovës i cili ngacmoi sek*sualisht një vajzë të mitur

Zyrtarisht Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një të miture, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Media mëson se zyrtari policor i arrestuar është Art Dafota nga Gjakova.

Ai është arrestuar dje, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

IPK njofton se do të vazhdojë veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, njofton IPK.

(Kosova Sot Online)