SHBA-ja mbështet Specialen, që mund ta gjykojë Thaçin

  • 04 February 2016 - 07:53
SHBA-ja mbështet Specialen, që mund ta gjykojë Thaçin

Analistët komentojnë abuzimin politik të ministrit të Jashtëm

Uashingtoni nuk e përkrah liderin e PDK-së për president të Kosovës 

"Do të ishte tepër poshtëruese që presidenti i Kosovës të shkojë me duar të lidhura si një kriminel në Burgun e Hagës. Lidershipi i Kosovës duhet të dijë t'i lexojë këto mesazhe dhe të mendojë e gjykojë kthjellët lidhur me këtë", tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për "Kosova Sot"

Reagimi i shpejtë i Ambasadës amerikane në Kosovë lidhur me deklarimin e zëvendëskryeministrit Thaçi se amerikanët në mënyrë të tërthortë po e mbështesin kandidaturën e tij për president të vendit, pasi që atje e mbështesin procesin e zgjedhjes së presidentit dhe me këtë e dinë se kush është kandidat i vetëm për president të Kosovës, nga deputetët dhe analistët politikë në vend, është vlerësuar si demaskimi më i madh, që i është bërë deri më tani nga ndërkombëtarët kreut të PDK-së. Vetë fakti që asnjë zyrtar amerikan nuk ka deklaruar se mbështesin për president një politikan të tejkorruptuar si është Thaçi, që po kundërshtohet edhe nga spektri politik në vend, sipas analistëve, është dëshmia më e mirë se amerikanët me diplomaci po i thonë JO zgjedhjes së Thaçit për të parin e vendit. "Heshtja e amerikanëve rreth kandidaturës së Thaçit është shenjë se ata nuk e përkrahin, sepse po të donin ta tregonin përkrahjen ndaj tij, ata nuk do të hezitonin fare ta bënin këtë. Diplomacia amerikane e injoroi tërë- sisht kandidaturën e tij, duke mos u marrë fare me të. Kjo tregon se as amerikanët nuk janë fare të entuziazmuar, me faktin se ai insiston të jetë president, përkundër faktit se mbi të rëndojnë akuza të rënda, dhe se arsyeja numër një e themelimit të Gjykatës Speciale janë akuzat ndaj Thaçit, i cili radhitet i pari në atë listë", ka thënë ai...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)