Delawie mbështet ftesën e Jahjagës për takim të liderëve

  • 05 February 2016 - 21:11
Delawie mbështet ftesën e Jahjagës për takim të liderëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka mbështetur iniciativën e Presidentes Atifete Jahjaga që ti takojë liderët e partive politike në vend.

“Mbështes iniciativën e presidentes së Kosovës për të ftuar në takim të hënën. Liderët e Kosovës duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët’, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Ftesën e Jahjagës për të takuar liderët e ka mbështetur edhe shefi i zyrës së BE’së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ndërkohë ftesën e Presidentes Atifete Jahjaga, dërguar partive politike në Kosovë, pozitës dhe opozitës, që të ulen e të negociojnë për ta zgjidhur krizën politike në vendopozita thotë se do ta refuzojë.