Heshtja inkriminuese e Hashim Thaçit

  • 06 February 2016 - 07:55
Heshtja inkriminuese e Hashim Thaçit

Skandali i spiunazhit të ish-kryeministrit të Kosovës

Shtohet presioni ndaj kandidatit për president 

Politikanë dhe analistë shprehen të shqetësuar me refuzimin e liderit të PDK-së për të sqaruar raportet e tij me Shërbimin Sekret Francez, duke kërkuar që ai të mos kandidojë, nëse nuk e bën transparente aktivitetin e tij në këtë drejtim

Me gjithë vazhdimin e deklarimeve të ish- zyrtarëve të Shërbimit Sekret Francez, agjentëve të këtij shteti të angazhuar edhe në misionin ndërkombëtar të OKB-së në Kosovë, se gjithçka që është thënë rreth lidhjeve të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, me Shërbimin Inteligjent të Francës është një e vërtetë zyrtare, ish- kryeministri i Kosovës, tanimë në pozitën e kryediplomatit të shtetit dhe kandidat për president, po vazhdon të heshtë rreth këtyre deklarimeve. Sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të opozitës, një figurë e tillë politike, e përfshirë edhe në shërbimet e huaja sekrete, përveçqë duhet ta sqarojë pozicionin e vet, në asnjë mënyrë nuk bën për president të vendit. "Në atë moment që ish- kryeagjenti francez dha një deklaratë të tillë, Thaçi është dashur të deklarohej në lidhje me ato deklarata të ish- kryespiunit francez. T'i demantojë apo t'i pohojë. Sepse, një kryespiun i një shërbimi inteligjent nuk guxon të japë deklarata të tilla, nëse nuk janë të vërteta. Këto deklarata të tij e forcojnë edhe më shumë argumentin, që një njeri i kompromentuar, një mashtrues, gënjeshtar dhe një njeri që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme, nuk i duhet Kosovës në skenën politike, e aq më pak të jetë president i Kosovës", tha analisti politik Faik Krasniqi për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)