Haradinaj i gëzuar pamasë për suksesin e Majlinda Kelmendit

  • 06 February 2016 - 20:38
Haradinaj i gëzuar pamasë për suksesin e Majlinda Kelmendit

Majlinda Kelmendi sot është shpallur e Artë në Judo Grand Slam, Paris 2016 pasi ka mposhtur rumunen Andreea Chitu në kategorinë -52 kg me Ippon kur kishin kaluar 39 sekonda të luftës.

Këtij lajmi i është gëzuar pa masë bashkëvendësi i saj, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët.

“Urime, Majlinda! Një lajm i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët na vjen nga Parisi. Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Judo Grand Slam, Paris 2016. Si gjithmonë shkëlqimi sportiv i Majlindës na bënë të ndihemi krenarë të gjithëve. Urime, urime dhe suksese edhe në sfidat e radhës.

(Kosova Sot)