Këto janë 6 arsyet pse Haradinaj po shkon te presidentja

  • 07 February 2016 - 17:41
Këto janë 6 arsyet pse Haradinaj po shkon te presidentja

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin me Presidenten.

Haradinaj perms një komunikate për medie ka treguar arsyet pse po shkon në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përkundër Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën që kanë refuzuar ftesën, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pranuar këtë ftesë, për këto arsye:

“1. I jam përgjigjur pozitivisht takimit të Presidentes në mënyrë që prezantoj qëndrimin tonë, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike. 
2. Në këtë tryezë do të kërkoj që të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojê ne zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi kjo për të dalë nga kriza. 
3. Po ashtu do të kërkoj që zgjedhja e presidentit të bëhët me votë të drejtpërdrejtë nga populli. 
4. Do t'i njoftoj akterët e kësaj tryeze se Opozita e bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigje pozitive për këto kërkesa. 
5. Vlerësoj se izolimi i udhëhehësve opozitarë, nënkupton izolim nga kauza e drejtë e opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare. Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me kētë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë. 
6. Pavarësisht prej të gjithave, AAK do të mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitar të kundërshtimit të degradimit të mëtejmë të shtetit!”

(Kosova Sot)