Në Prishtinë, objekti banesor shndërrohet në oazë seksi, hajnash e narkomanësh

  • 07 February 2016 - 20:58
Në Prishtinë, objekti banesor shndërrohet në oazë seksi, hajnash e narkomanësh

Nuk është spital e as deponi mbeturinash, por pjesë e një objekti banesor në kryeqytet.

Ky vend gjendet në lagjen Dardania, fare pranë shkollës fillore me të njëjtin emër. Duke qenë jofunksional tash e një kohë të gjatë, ky vend po merr një destinim tjetër.

Banorët e lagjes prapa kamerave thonë se këtë pjesë po e frekuentojnë narkomanë, por edhe çiftet e rinj. E, kjo po i shqetëson ata.

Asnjë prej tyre nuk guxon të parkojë veturën brenda objektit, apo të ruajë diçka edhe për shkak të pranisë së hajnave, njofton Klan Kosova.

Megjithëse banorët nuk ndihen të sigurt, sidomos për fëmijët, pjesa më e madhe e tyre hezitojnë të flasin para kamerës.