Profesoresha shqiptare e Oxford'it: Ja cili lider i Kosovës lejoi themelimin e Speciales (Video)

  • 07 February 2016 - 21:08
Profesoresha shqiptare e Oxford'it: Ja cili lider i Kosovës lejoi themelimin e Speciales (Video)

Vendimet që do t'i merr Gjykata Speciale, do të sjellin pasoja të jashtëzakonshme, sepse cenojnë  sovraninetin mbi pavarësinë e gjyqësorit të Kosovës, i  cili është element thelbësor i shtetit dhe demokracisë. 

Kështu vlerësoi Avokatja e së Drejtës Ndërkombëtare, Dr. Rudina Jasini, ekskluzivisht për Televizionin Rrokum, e cila tha se është e pamundur që nga të gjitha këto raste të mos ketë dënime.  

Në një ntervistë Jasini tha se Gjykata Speciale është e paprecedent në kuadër të institucioneve  të drejtësisë ndërkombëtare penale, jo vetëm për strukturën e përbërjen e saj, por edhe juridiksionin territorial e atë  personal, si edhe ligjin e zbatueshëm që do ta aplikojë nga vetë gjykata.   

E pyetur se a është kombëtare apo ndërkombëtare kjo gjykatë, ajo tha se me Gjykatën Speciale ka problem të juridiksionit territorial.  

Profesoresha e të Drejtës Ndërkombëtarë në Universitetin e Oxford’it, Rudina Jasini, për Televizionin Rrokum tha se krijimi i Gjykatës Speciale si të tillë, e bëri të pashmangshëm neglizhenca dhe mungesa e vullnetit politik të liderëvë të Kosovës.

Me kujdesin profesional që të mos paragjykohet puna e Speciales¸ajo thotë se nëse Gjykata do të jep vendime të drejta, është në interesin e qytetarëve të Kosovës që ta mbështes themelimin e saj.