Akuza të rënda për vëllain e Thaçit dhe të Pacollit

  • 22 May 2015 - 08:05
Akuza të rënda për vëllain e Thaçit dhe të Pacollit

Polemika në Kuvend për plaçkitjen e kompanive të sigurimit

Kryeprokurorit të shtetit i kërkohet të veprojë


"Aktorët e krimit janë të njohur, midis tyre zotëri Pacolli dhe vëllai i ministrit të Jashtëm, Gani Thaçi.
Shuma e krimit prej 200 milionë euro është e njohur dhe del nga raporti i BQK-së, shkeljet ligjore janë të dokumentuara, përfaqësuesit politikë të dyshuar për krim mund t'i gjeni të fotografuar dhe me emra në Konferencën e Kompanive të Sigurimeve më 28 mars 2013", tha deputeti i VV-së, Faton Topalli

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet e rregullta, ku janë shqyrtuar dy projektligje dhe dy raporte. Por, më parë deputetët janë deklaruar jashtë rendit të ditës, duke folur për aktualitetin që është në Kosovë. E para që ka hapur këto debate ka qenë shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi, e cila ka ngritur çështjen e Forcave të Armatosura. "Unë jam e vetëdijshme se kjo çështje tejkalon një parti, një deputet. Ka nevojë për 2/3 e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Por, megjithatë është një çështje e prioritetit nacional dhe është moment kur ne duhet të bëhemi bashkë përtej partive dhe interesave të ngushta të kalojmë sa më parë Ligjin për ushtrinë dhe Kosovën ta bëjmë me ushtri", tha ajo, duke shtuar se pas kërkesës dhe informatave që kanë dalë nga Kryesia e Kuvendit ka pasur një reagim nga ministri përkatës, i cili ka thënë se fillimisht duhet të procedohen amendamentet kushtetuese, të cilat janë në Kuvend dhe të votohen. "Kjo qëndron, mirëpo sipas rregullores së Kuvendit proceduralisht Qeveria duhet t'i procedojë amendamentet", tha ajo. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të FSK-së, Haki Demolli, i cili ka thënë se nuk do të krijohet batalion serb brenda FAK-ut...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)