Sherifi: Pushteti na ofroi gjithçka në tavolinë, që të tërheqemi nga opozita (Video)

  • 08 February 2016 - 21:56
Sherifi: Pushteti na ofroi gjithçka në tavolinë, që të tërheqemi nga opozita (Video)

Në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën thotë se opozita vazhdon të mbetet e bashkuar.

“Nisma nuk është kundër uljes në tavolina, por kundër tavolinave që s’kanë ide se ku shkon vendi”, ka thënë ai, duke shtuar se kanë pasë oferta nga përfaqësuesit ndërkombëtar që Nisma të përfshihet në Qeveri.

Sherifi u bëri thirrje deputetëve të LDK-së që të mos e votojnë kreun e PDK-së, Hashim Thaçi për president, ndërsa përsëriti se koalicioni qeverisës e ka humbur legjitimitetin.