Evropa në rrezik, 40 xhihadistë të rrezikshëm po planifikojnë sulme terroriste

  • 09 February 2016 - 09:23
Evropa në rrezik, 40 xhihadistë të rrezikshëm po planifikojnë sulme terroriste

Në Europë kanë hyrë rreth 60 xhihadistë ndërsa 20 prej tyre morën pjesë në masakrën e 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 persona.

Dyshohet se 40 xhihadistë janë të lirë dhe po planifikojnë sulme që do të prekin sërish Europën.

Kjo gjendje alarmante është ngritur nga shërbimi i sigurisë franceze të cilët thanë se duhet të shtohen forcat e sigurisë për të parandaluar çdo akt tjetër terrorist.

(Kosova Sot)