Përplasen trenat në Gjermani, dyshohet edhe për të vdekur

  • 09 February 2016 - 09:25
Përplasen trenat në Gjermani,  dyshohet edhe për të vdekur

Dy trena pasagjerësh janë përplasur në shtetin gjerman të Bavarisë, ku sipas raporteve të policisë disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur.

Përplasja ndodhi në Bad Aibling, një qytet rreth 60 kilometra në jug-lindje të Mynihut, raporton BBC.

Raportohet se një nga trenat  doli nga shinat  dhe disa vagonë janë përmbysur, raportuan mediat gjermane.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje.

(Kosova Sot)