Mrekullia, ushtari mbijeton pas 6 ditëve nën dëborë në Himalaja

  • 09 February 2016 - 16:23
Mrekullia, ushtari mbijeton pas 6 ditëve nën dëborë në Himalaja

Një nga dhjetë ushtarët që i kishte zënë poshtë një ortek në Himalaja mbijetoi për 6 ditë, i zhytur 8 metra nën dëborë. Forcat e shpëtimit e konsideronin të vdekur, por janë befasuar kur ushtari kishte arritur të mbijetonte.

Gjendja shëndetësore e ushtarit Naik Hanamanthappa, është e rëndë dhe ai është transportuar menjëherë në spital, ndërkohë që kërkimet për të gjetur edhe ushtarët e tjerë vazhdojnë.

Nëntë ushtarët e tjerë ende konsiderohen si të vdekur nga forcat e shpëtimit, pavarësisht se personi i parë që u gjet ishte gjallë.

“Shpresojmë edhe te mrekulli të tjera. Lutjuni Zotit me ne”,- tha pas shpëtimit të ushtarit të parë Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Indiane.

Zona ku janë zhdukur ushtarët konsiderohet si një nga zonat më të vështira, për shkak të temperaturës që arrin derin në -60 gradë celsius.

(Kosova Sot)