Skandaloze: Ja si transportohet buka që konsumojmë (Foto)

  • 09 February 2016 - 16:38
Skandaloze: Ja si transportohet buka që konsumojmë (Foto)

Faqja “Jeta Osh Qef” ka publikuar një foto në të cilën mund të shohim mënyrën se si transportohen bukët drejt pikave të shitjes (kryesisht dyqane ushqimore).

Në foto duket një automjet i vjetër, aspak higjenik i cili e ka bagazhin përplot me bukë.

Pasi bukët nxirren nga bagazhi ku nuk duket të ketë asnjë mbrojtëse higjenike, hidhen në arka bananesh të vendosura në tokë, ku përsëri nuk duket të kenë asnjë mbrojtëse nga pluhurat.

transporti bukes

(Kosova Sot)