Mulaj: AKI-ja të merret me kryespiunin kosovar

  • 09 February 2016 - 18:16
Mulaj: AKI-ja të merret me kryespiunin  kosovar

Analisti politikë Isa Mulaj në një prononcim për gazetën Kosova Sot Online, tha se AKI-ja duhet të marrë seriozisht me kryespiunin  kosovarë të francezëve.

"Për një kohë të gjatë, sidomos gjatë gjithë kësaj krize politike, AKI-ja ka qenë shumë pasive dhe nuk vërehet se ka ndërmarrë ndonjë masë në mbrojtjen e interesave dhe sigurisë së Kosovës. Pikërisht AKI-ja është dashur moti t'i analizojë veprimet e Thaçit, të cilat kanë shkuar në dëme të drejtpërdrejta të Kosovës. Vetë fakti se  Shërbimi Sekret Francez (DGSE) del edhe publikisht pas akuzave informale nga një ish-përfaqësues i LPK-së se kryespiuni francez, Arnaud Danjean, është mik i ngushtë i Hashim Thaçit, e ka diskredituar ekzistencën e AKI-së”, tha Mulaj.

“Ai ka pohuar se është për keqardhje që më shumë informata rreth asaj se çka ndodh në Kosovë mund të sigurohen nga burimet e huaja dhe individët jopolitikë brenda Kosovës se sa nga AKI-ja dhe kjo gjendje e bën AKI-në një lloj agjencie të injorancës", shtoi  analisti politik, Isa Mulaj  për gazetën Kosova Sot Online.

(Kosova Sot)