Krasniqi: Thaqi duhej të jepte dorëheqje pas deklaratave të ish-kryespiunit francez

  • 09 February 2016 - 18:36
Krasniqi: Thaqi  duhej  të jepte dorëheqje pas deklaratave të ish-kryespiunit francez

Politologu Faik Krasniqi, në një prononcim   për gazetën Kosova Sot Online tha se deputetët e LDK-së, duhet të mendojnë mirë, para se të votojnë për president një njeri të kompromentuar dhe një agjent të shërbimit sekret.

"Deputetët e Kuvendit të Kosovës, e sidomos ata të LDKsë, duhet të mendojnë mirë e mos ta votojnë për president një njeri të kompromentuar, i cili, përveçqë mban barrën kryesore të mjerimit në Kosovë, na doli të jetë edhe agjent i një shërbimi sekret",  u shpreh ai.

Krasniqi tha që pas deklaratave të fundit që janë thënë nga ish-kryespiuni francez për Hashim Thaqin, ai do të duhej të jep dorëheqje. Po ky është një njeri që nuk mbanë fjalën për asgjë.

"Po të ishte i përgjegjshëm ky njeri do të jepte dorëheqje menjëherë pas deklaratave të ish-kryespiunit francez. Nuk mbaj mend që Hashim Thaçi të ketë qenë ndonjëherë i përgjegjshëm, apo ta ketë mbajtur fjalën për diçka. Gjithmonë ka dalë e kundërta nga ajo që ka thënë. Ju kujtohet kur pati deklaruar se do ta padisë Dik Martin për shpifje, pas akuzave që i bënte atij dhe UÇK-së, për trafikim organesh, por një gjë e tillë nuk e ndodhi edhe pse kaluan 6 vjet", tha Krasniqi për Kosova Sot Online.

 (Kosova Sot)