Erdogan akuzon SHBA’në për mbështetjen e grupit kurd të Sirisë

  • 10 February 2016 - 15:41
Erdogan akuzon SHBA’në për mbështetjen e grupit kurd të Sirisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi Uashingtonin për mbështetjen e saj për grupin kryesor kurd të Sirisë, njofton BBC.

Ai akuzon SHBA’të për krijimin e “detit të gjakut” siç thotë ai.

SHBA’të po e mbështetin Partinë Demokratike të Unionit (PYD), në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) brenda territorit të Sirisë.

Komentet e Presidentit Erdogan vijnë pas presionit që është përballur për t’i lejuar 30 mijë sirianë të bllokuar në kufi me Turqinë.

Refugjatët kanë ikur nga ofensiva e krijuar nga forcat siriane dhe policia aleate në zonat e mbajtura nga rebelët në qytetin verior të Aleppo’s,  transmeton Gazeta Express.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka kritikuar gjithashtu politikën amerikane në Siri, duke thënë se ambiguiteti i SHBA’ve ka kontribuar në dështim për t’i dhënë fund konfliktit.

(Kosova Sot)