Apeli në prill vendos për rastin "Drenica"

  • 10 February 2016 - 16:03
Apeli në prill vendos për rastin

Avokati Tomë Gashi thotë se vendimi për heqjen e aktakuzës ndaj biznesmenit Rustem Rukolli nga procesi gjyqësor me gazetarin Milaim Zeka i hapë rrugë Gjykatës së Apelit që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës Themelorë në veri të Mitrovicës e cila i dënoi me burgim për krime lufte Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun në rastrin e njohur si “Drenica”.

Gashi, përmes rrjetit sociale “facebook”, ka paralajmëruar se vendimi i Apelit për këtë rast pritet të jepet gjatë muajit Prill. 

65 vjet burgim gjithsej janë dënuar të akuzuarit në procesin gjyqësor “Drenica 1 dhe 2”.

Në mesin e të dënuarve janë ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Sylejman Selimi dhe ai për zonën e Drenicës, Sami Lushtaku.

Ky është shkrimi i avokatit Tomë Gashi: 

LIROHET NGA AKTAKUZA Z.RRUSTEM RUKOLLI

Pas hetimeve nga viti 2013, dhe ngritjes së aktakuzës në vitin 2014 për z.Rrustem Rukolli sëbashku me z.Miliam Zeken për vepren penale: Shkelejës së fsheftësisë së procedurës, repsektivisht pengimit i të provuarit në procedurë penale, sot z. Rrustem Rukolli është liruar krejtësisht i pafajshëm.
Deri tek lirimi i z. Rukolli ka ardhur pas ballafaqimit të Prokurorit me ekipin mbrojtës të
z. Rrustem Rukollit të përbërë nga Gregor Guy Smith, Colleen Rohan dhe Tomë Gashi. 
Faktet e prezantuara nga ekipi mbrojtës detyruan Prokurorin e Eulex-it që të heqë dorë nga akuza ndaj tij. Provat e prezantuara nga ekipi mbrojtës vërtetuan se z. Rukolli nuk ka qenë i involvuar në rastin e tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur në rastin e gjykimit të z.Sylejman Selim-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sami Lushtaku –Komandant i Zonës Opertative të Drenicës dhe Komandantëve të tjerë dhe ushtarëve të UÇK-së të njohur si rasti “Drenica”.
Lirimi i z.Rrustem Rukollit nga akuza është një ndihmesë që e njejta të ndodhë edhe me z.Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe të tjerët, sepse në ekipi i njejtë i avokatëve mbrojtës të Sylejman Selimit besojmë që Gjykata e Apelit do të vendos në bazë të fakteve dhe do ta shpallë të pafajshëm atë dhe të gjithë Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së në rastin Drenica.
Kjo landë ndoshta ka qenë një prej arsyjeve të zvarritjes së panevojshme të caktimit të seancës në Gjykatën e Apelit, sipas ankesës së mbrojtjes së z.Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe të tjerëve.
Rasti i z.Sylejman Selimit në Gjykatën e Apelit do të mbahet në muajin Prill të këtij viti.