Komuniteti ashkali falenderues ndaj Jahjagës

  • 10 February 2016 - 17:42
Komuniteti ashkali falenderues ndaj Jahjagës

Presidentja e Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion me përfaqësues të Komunitetit Ashkali, i cili udhëhiqej nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, në prag të 15 shkurtit, ditës së këtij komuniteti.

Jahjaga e përgëzoi Ademin dhe anëtarët e tjerë të këtij delegacioni për punën dhe angazhimin e tyre konkret në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës për të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, deputeti Danush Ademi e falënderoi presidenten  për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar këtij komuniteti në realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të tyre të garantuara me kushtetutën e vendit.

(Kosova Sot)