Clapper: ISIS ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri

  • 10 February 2016 - 23:14
Clapper: ISIS ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri

Shefi i Shërbimit Sekret amerikan James Clapper, gjatë një seance dëgjimore në Kongres ka deklaruar se ISIS ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri.

‘Sulme me gaz nga grupet ekstremiste kanë ndodhur që prej më shumë se 20 vjetësh”, theksoi Clapper.

Megjithatë, ai nuk dha detaje se kur dhe ku kanë ndodhur këto sulme.

Clapper shtoi se edhe Qeveria siriane, edhe pse ka nënshkruar konventën mbi Armët Kimike, i ka përdorur ato kundër opozitës në më shumë se një rast.