Jevtic përmend një raport të NATO's, thotë se 600 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Siri

  • 11 February 2016 - 15:28
Jevtic përmend një raport të NATO's, thotë se 600 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Siri

Të dhënat e NATO-s thonë se më shumë se 600 qytetarë nga Kosova kanë shkuar për të luftuar në Shtetin islamik e shënimet zyrtare thonë se bëhet fjalë për afër 300 veta.

Kush janë dhe si kanë shkuar, nuk ka shënime zyrtare, por besohet se tashmë ekziston rrjet i caktuar për rekrutim ku në radhë të parë, me të holla, ngashënjehen të rinjtë e të varfrit që t’i bashkohen luftës për IS, ka thënë për gazetën "Vesti" Dalibor Jevtiq, ministër për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe anëtar i Këshillit për Sigurinë e Kosovës.

Ai ka shtuar se pas informatave se zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë kërcënim të drejtpërdrejtë nga udhëheqësi i islamistëve radikalë dhe pas arrestimit te Manastiri i Deçanit,pak a shumë po flitet publikisht, dhe këtu mendoj në disa mediume në gjuhën shqipe. Por kjo është e pamjaftueshme, marrë para sysh rrezikun që ky problem sjell.

Në pyetjen e gazetës se “pse policia fsheh se te të arrestuarit (islamistë, thotë gazeta) te Manastiri i Deçani, është gjetur flamuri i Shtetit Islamik, Jevtiq është përgjigjur: “Po këtë pyetje ua kam bërë kolegëve në Qeveri. Në mediet në gjuhën shqipe ka qenë informata të jetë gjetur flamuri, sasi e madhe municioni dhe se njëri nga të arrestuarit kishte bërë përpjekje për të shkrua në vendet e luftës në Siri e Irka. Tash e një kohë të gjatë përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë iu them se me brengos sidomos heshtja e disa institucioneve. Ky grup i arrestuar assesi nuk është nisur për në piknik, pasi ekziston dyshim që ata të kenë shtënë edhe kudër të kthyerve në fshatin Bërkovë të Klinës”.

Në vazhdim Jevtiq ka shtuar se si anëtar i Këshillit për Siguri i Kosovës ka marrë konfirmimin se janë ndërmarrë disa hapa. Rreth 60 të kthyer nga Siria, e rreth 50 janë në vëzhgim të përhershëm. Flitet se Policia e Kosovës e mban nën kontroll situatën pasi, në fakt, KFOR-i ndaloi dhe arrestoi grupin islamik, por është e qartë se Policia duhet të bëjë më shumë në pengimin e ekspansionit të radikalizmit në Kosovë. Jevtiq ka thënë se populli serb mund të jetë i pari në shënjestër, pasi, sipas tij kjo edhe ka ndodhur.

(Kosova Sot)