Kurz thotë se s’ka shanca për migrim ilegal në Austri

  • 11 February 2016 - 22:52
Kurz thotë se s’ka shanca për migrim ilegal në Austri

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka pritur në takim ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz. Kurz ka thënë se e përkrah politikën e Kosovës, mirëpo ai nga Prishtina bëri apel që të ndalet dhuna e ushtruar nga opozita.

Ai gjithashtu ka folur edhe për fluksin e refugjatëve për në vendin e tij si dhe për vendet e tjera evropiane, duke përmendur kështu edhe fluksin e kosovarëve të cilët i’a mësyen këtyre vendeve në fillim të vitit të kaluar.

“Në kohët e fundit kemi pasur një numër ekstrem të refugjatëve, sidomos në Austri e Gjermani, ne në Austri kemi pranuar një numër tavan të refugjatëve dhe kemi thënë se është e domosdoshme të caktohet numri, kështu që është i mirë bashkëpunimi me vendet e rajonit që të kufizohet numri i refugjatëve”.

Mirëpo Kurz ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin për t’i kthyer kosovarët që migruan ilegalisht prapë në Kosovë.

“Dua ta falendërojë edhe Qeverinë se në fillim të vitit 2015 shumë njerëz nga Kosova kanë ardh në Austri dhe Gjermani e ne bashkarisht kemi arritur që këta njerëz shumë shpejt të kthehen, e dua të them qartë se nuk ka shanca për emigrim illegal në Austri e në vende të tjera të Evropës, e kush tenton që të ik nga Kosova duhet të llogritë që do të kthehet shpejt”.

“Faleminderit për bashkëpunimin dhe për suksesin që keni arritur ta ndalni lëvizjen ilegale”.