Serbia u ka borxh pensionistëve të Kosovës 1 miliardë euro

  • 12 February 2016 - 09:37
Serbia u ka borxh pensionistëve të Kosovës 1 miliardë euro

Avokati i Popullit të Kosovës Hilmi Jashari ka thënë  se u ka dërguar një rekomandim Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës që të detyrojnë shtetin e Serbisë të bëj pagesën e pensioneve të mbetura nga viti 1999.

“Serbia u ka borxh pensionistëve të Kosovës rreth 1 miliarë euro”, ka treguar  Jashari në emisionin Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

Avokati i Popullit tha se Komiteti i Ministarve e kanë konfirmuar se kanë pranuar këtë rekomandim dhe se shpreson që të zgjidhet shpejtë kjo çështje.

Jashari për këtë çështje ka thënë se janë duke bashkëpunuar ngusht edhe me Qeverinë e Kosovës, të cilët i kanë edhe statistikat e sakta se sa pensionistë nuk i kanë marr më pensionet që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

(Kosova Sot)