Arrestohen aktivistë të VV-së, shkruanin parulla për 17 shkurt

  • 12 February 2016 - 18:44
Arrestohen aktivistë të VV-së, shkruanin parulla për 17 shkurt

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes një komunikate ka thënë se janë arrestuar katër aktivistë të saj përderisa kanë qenë duke shkruar parulla në rrugë për protestën e 17 shkurtit.

“Policia e Kosovës sapo ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! tek po shkruanin parulla për të protestuar më 17 shkurt”, thuhet nga Vetëvendosje.

Ata më tej kanë thënë se po përjashtohen nga puna policët të cilën kryejnë punën e tyre duke dënuar ministrat që shkelin rregullat e komunikacionit, qeveria i nxitë dhe shpërblen policët të cilët arrestojnë aktivistet e aktivistët paqësorë që shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë.

Krejt në fund ata thonë se “Qeverisë së Kosovës, në prag të dorëheqjes, nuk do t'i kryejnë punë as masat represive e metodat policore për shtypjen e opozitës.”