Shtypja e Sovranit

  • 13 February 2016 - 08:04
Shtypja e Sovranit

Kosova, në ditët më të errëta që nga përfundimi i luftës

Oligarkët e politikës sundojnë drejtësinë dhe popullin 

Shumë të drejta të garantuara në Kushtetutë për qytetarët po deformohen në praktikë dhe po bëjnë që besimi në këtë drejtësi sot të jetë jo vetëm i vogël, por thuajse joekzistent. Padrejtësive, që zunë fill në Kosovën e pasluftës, nuk po u shihet fundi, dhe reagimet qytetare ndaj kësaj situate janë të shumta

Në sistemin demokratik, i tërë mekanizmi shtetëror është në shërbim të qytetarit, i cili ashtu siç ua jep pushtetin personave të caktuar e ka edhe fuqinë që t'ua marrë atë nëse ata nuk punojnë për të mirën e përgjithshme publike. Shteti i së drejtës kështu është një parakusht për një mirëqenie të qytetarëve. Një shtet të së drejtës e bën vetëm një vend ku sundon ligji, kurse veprimet që bien ndesh me ligjin cenojnë rëndë këtë të mirë publike, e më keq se kaq është vetëm mosndëshkimi i shkelësve të ligjit. Shteti i së drejtës është në një krizë në Kosovë, ndërkohë që forcimi i sundimit të ligjit është kushti më themelor për konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm politik, ekonomik dhe shoqëror në vend, e me këtë rast edhe reflektimi i kësaj në sferën ndërkombëtare. Shumë të drejta të garantuara në Kushtetutë për qytetarët po deformohen në praktikë dhe po bëjnë që besimi në këtë drejtësi sot të jetë jo vetëm i vogël, por thuajse joekzistent. Padrejtësive, që zunë fill në Kosovën e pasluftës, nuk po u shihet fundi, dhe reagimet qytetare ndaj kësaj situate janë të ndryshme. Vitin që lamë pas shumë qytetarë braktisën vendin si shenjë revolte për vendin që nuk po u ofronte asgjë më shumë sesa padrejtësi dhe kokëçarje. Në të vërtetë, nga të gjitha vlerësimet dhe raportet mbi zhvillimin, integritetin dhe pavarësinë e institucioneve shtetërore në Republikën e Kosovës, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, sistemi i drejtësisë del si më i pabesuari, më i nëpërkëmburi, më i korruptuari dhe më i ndikuari nga politika...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)