Babai me vajzën zbulon një kafkë në oborr, historia do ju rrëqethë (Foto)

  • 13 February 2016 - 09:29
Babai me vajzën zbulon një kafkë në oborr, historia do ju rrëqethë (Foto)

Një baba amerikan, që kishte vendosur të rinovonte shtëpinë e tij, mbeti i shokuar kur zbuloi një kafkë të varrosur në oborr.

Bashkë me vajzën e tij, ai po bënte disa gërmime në kopshtin e shtëpisë.

“Duhej të restauronimin shtëpinë. Fillimisht na duhej të fiksonim akoma më shumë themelet. Gjithçka po shkonte mirë, derisa nisën të shfaqen fragmentet e një kafke. Ishte një kafkë njerëzore, ndërsa dhëmbët ishin të bardhë si perla,” shkruan ai në Imgur.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pas analizave u konfirmua se ishte një kafkë njerëzore.

Por jo vetëm kaq.

Babai mësoi të vërtetën e tmerrshme: Shtëpia e tyre ishte ngritur mbi një varrezë të vjetër.

Njerëzit ishin varrosur aty prej vitit 1840 deri në vitin 1872.

Policia u ka kërkuar studiuesve të një universiteti aty pranë të dërgojnë arkeologë për studime.

So we had a bit of excavation work donePutting your mouth where your money is.The importance of good oral hygieneThe boys in blue and fluro.

(Kosova Sot)