Arabia Saudite i bashkohet luftës kundër ISIS-it

  • 13 February 2016 - 11:27
Arabia Saudite i bashkohet luftës kundër ISIS-it

Arabia Saudite ka dërguar ushtarë dhe aeroplan ushtarakë në një bazë ushtarake në Turqi për të intervenuar kundër ISIS-it në Siri, shkruan The Independent.

Sauditët kanë dërguar përforcimet e tyre në bazën ushtarake Incirlik, sepse pritet që të ketë një intervenim nga toka në drejtim të Sirisë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka konfirmuar zbarkimin të shtunën në mëngjes në një deklaratë për gazetën Yeni Safak.

“Arabia Saudite kanë shpallur përkushtimin e tyre kundër Daesh-it (ISIS-it) duke thënë se janë gati për të dërguar edhe trupa, por edhe aeroplanë”, ka thënë Cavusoglu.

“Në cdo takim të shteteve të koalicioni ne kemi theksuar nevojën për një strategji të veçantë të orientit në luftën kundër Daesh-it”.

“Nëse ne kemi një strategji të tillë, pastaj Turqia dhe Arabia mund të organizojnë një operacion të përbashkët nga toka”.

Ai nuk ka bërë të ditur ende se sa është numri I trupave që kanë zbarkuar në Incirlik.

(Kosova Sot)