Baraliu: Shteti i së drejtës mungon në Kosovë

  • 13 February 2016 - 20:20
Baraliu: Shteti i së drejtës mungon në Kosovë

Shteti i së drejtës shihet si i munguar nga juristi Mazllum Baraliu, i cili merr në konsideratë edhe vërejtjet ndërkombëtare për mungesën e sundimit të ligjit dhe rendit në Kosovë, raporton gazeta Kosova Sot Online.

''Nuk ka arritur ende as Kosova si shtet dhe as shoqëria kosovare ta ngritin dhe ta avancojnë në nivel të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në këtë vend'', tha Baraliu.

''Veçanërisht në institucionet përkatëse, pra përgjegjëse që do duhej të ishin për ta fuqizuar sistemin e drejtësisë nuk e kanë bërë këtë punë, kemi një sistem të drejtësisë selektive dhe jo vetëm për korrupsion dhe krim të organizuar, por për të gjitha format e modalitetet e paraqitjes së veprave penale, gjegjësisht të krimit'', vazhdoi ai.

 ''Ky është një realitet, i cili është çfarë është për keqardhje dhe në mënyrë imediate do duhej të ndryshohej dhe të ngrihej në një nivel tjetër çfarë i takon obligimeve të këtij vendi për t'u kyçur në procesin dhe në trenin e integrimeve euroatlantike'', përfundoi Baraliu, për Kosova Sot Online.

Ai thekson se vërejtjet, të cilat janë dhënë nga Bashkimi Evropian lidhur me liberalizimin si dhe lidhur me Raportin e Progresit kanë të bëjnë me realitetin e Kosovës.

(Kosova Sot)