Edhe Avokatia e kapur

  • 23 May 2015 - 08:15
Edhe Avokatia e kapur

Avokatisë i duhet reformë e thellë ligjore

Një plotësim draftligji për Avokatinë ende nuk është hartuar 

Sipas Kushtetutës, një përfaqësues i avokatëve duhet të jetë pjesë e Këshillit Gjyqësor. Mirëpo, rezulton se OAK-u për tri herë radhazi ka dërguar në Komisionin për legjislacion me këmbëngulje vetëm emrin e kreut të OAKut, Ibrahim Dobruna. Për deputetin Armend Zemaj, kjo situatë është e papranueshme

Në një kohë që janë në shqyrtim katër draftligje për sistemin e drejtësisë, Draftligji për Avokatinë ende është në proces e sipër. Askush nga ligjvënësit nuk di të thotë se përse Ligji për Avokatinë nuk është përfshirë në pakon e ligjeve për Prokurorinë, KGJK-në dhe KPK-në. Ashtu si në Gjyqësi dhe Prokurori, situata paraqitet tejet e rëndë edhe në Avokati, pasi duket se edhe Oda e Avokatëve është e kapur nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, fakt të cilin së fundmi kanë filluar ta pranojnë dhe deputetët. Pak ditë më parë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, e përfshiu Avokatinë në treshen e sofistikuar të korrupsionit, bashkë me gjykatat dhe Prokurorinë. "Ajo që është evidente dhe ne në Kuvend nuk flasim shumë, është sistemi gjyqësor që do ta quaja i korruptuar në Kosovë, të cilit duhet t'ia ndryshojmë mundësinë dhe duhet ta vëmë nën një kontroll siç e kanë vendet perëndimore, pasi realisht e bllokojmë edhe të drejtën e të akuzuarve, edhe të drejtën e atyre që mbrohen, edhe ua mundësojmë gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve që të ndërtojnë një sistem tepër të sofistikuar, siç e kanë, korruptimi në Kosovë...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)