UÇK: Ali Ahmeti, Thaçi dhe disa politikanë kosovarë do të ndëshkohen për tradhti

  • 26 May 2015 - 14:26
UÇK: Ali Ahmeti, Thaçi dhe disa politikanë kosovarë do të ndëshkohen për tradhti

Është shpërndarë në media një komunikatë e një grupi që e quajnë vetën ​Ushtria Çlirimtare Kombëtare - UÇK, ku thuhet se Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe disa politikanë kosovarë tradhtuan të vrarët në Kumanovë.

"Ushtria Çlirimtare Kombëtare nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se drejtësia do të ndëshkojë rëndë tradhtinë mbi ngjarjen e rëndë në Kumanovë, bandën e Ali Ahmetit, Mendu Thaçit dhe disa politikanëve në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar Nikolla Gruevski, Sasha Mihajllkovi dhe Gorgana Jankullocska, organizuan masakrën e 9 dhe 10 majit", thuhet në këtë komunikatë.