Konflikti në Siri: Aleppo në gjendje katastrofike thotë OKB'ja

  • 29 April 2016 - 09:01
Konflikti në Siri: Aleppo në gjendje katastrofike thotë OKB'ja

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se situata në qytetin e Aleppos në Siri është katastrofale, pasi dhjetëra persona u vranë nga sulmet që përfshinë edhe një spital.

Sulmet ajrore mbi dhe rreth spitalit Medicins Frontieres, ku 27 persona u vranë, përderisa 30 të tjerë kanë vdekur në sulme tjera, raporton BBC.

I dërguari i OKB-së, Jan Egeland tha se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për ndihmën humanitare për shumë sirianë.

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura paralajmëroi se ndërprerja e armiqësive e arritur me marrëveshje midis rebelëve jo xhihadistë dhe forcave qeveritare me 27 shkurt  tani mezi që është “gjallë”.

(Kosova Sot)