Obama: Deri në fund të vitit SHBA-të do pranojnë 10 mijë refugjatë sirianë

  • 29 April 2016 - 11:25
Obama: Deri në fund të vitit SHBA-të do pranojnë 10 mijë refugjatë sirianë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka deklaruar se SHBA-të do të përmbushin qëllimin e tyre për të pranuar 10,000 refugjatë sirianë deri në fund të vitit.

Përderisa Europa vazhdon të përballet me refugjatët që largohen nga lufta civile, Obama ka premtuar se do të pranojë 10,000 refugjatë sirianë deri në fund të vitit.

Megjithatë, Departamenti i Shtetit, ka raportuar se vetëm 1,285 refugjatë sirianë janë pranuar në Shtetet e Bashkuara.

Premtimi i Obamës ka qenë si rrufe për rebulikanët të cilët janë shprehur të shqetësuar se me protestuesit mund të infiltrohen militantë të dhunshëm.

“Mendoj se në mënyrë administrative e kemi përshpejtuar procesin”, është shprehur Obama.

Më shumë se 30 guvernatorë janë përpjekur të bllokojnë lejimin e refugjatëve në vendet e tyre, por gjykatat dhe avokatët kanë deklaruar se një gjë e tillë është në dorë të qeverisë.

“Qëllimi ynë është të përpiqemi të bindim Kongresin dhe popullin amerikan se kjo është një gjë në drejtë”, tha ai.

Në krahasim me Europën, Uashingtoni ka ofruar strehim për shumë pak refugjatë që largohen nga lufta në Siri dhe në Irak.

(Kosova Sot)