Hajredin Kuçi e fiton betejën e parë: Ramiz Kelmendi e lëshon PDK-në!

  • 29 April 2016 - 22:22
Hajredin Kuçi e fiton betejën e parë: Ramiz Kelmendi e lëshon PDK-në!

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi duket se përfundimisht e ka fituar betejën me Ramiz Kelmendin, deputet i partisë më të madhe në vend për postin e zëvendëskryeministrit. Gazeta Blic ka marrë vesh se Kadri Veseli përfundimisht ka vendosur që Hajredin Kuçin, ta çoj në postin e të dytit të qeverisë.

Ky vendim i Veselit dhe PDK-së ka bërë që të rebelohet Ramiz Kelmendi dhe të largohet përfundimisht nga partia më e madhe në vend.

Gazeta Blcic ka provuar që të flas me Kelmendin, mirëpo ky i fundit nuk është lajmëruar në telefon.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për medie, Kelmendi ka theksuar se do të ishte në të mirë të vendit, që ai të vinte në postin e të dytit të qeverisë, ngase do të zhvillohej jashtëzakonisht shumë ekonomia e vendit.

Ndërkaq, as zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi nuk i është përgjigjur Gazetës Blic se kur pritet të ndodhë riformatizimi i ekzekutivit.

Sidoqoftë, Gazeta Blic para disa ditësh ka raportuar se është duke u zhvilluar një luftë shumë e ashpër ndërmjet Kuçit e Kelmendit për postin e zëvendëskryeministrit.

Ndërkaq, beteja e dytë e Kuçit pas kësaj me Kelmendin, është ajo me Enver Hoxhajn, për ta zënë postin e zëvendëskryetarit të PDK-së. Siç ka raportuar Gazeta Blic, madje ka pasur përplasje verbale ndërmjet Kuçit e Hoxhajt për këtë post të rëndësishëm.

(Kosova Sot)