Ramiz Kelmendi largohet nga PDK

  • 29 April 2016 - 22:27
Ramiz Kelmendi largohet nga PDK

Deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi ka konfirmuar për Gazetën Blic se ai dhe PDK përfundimisht i kanë ndarë rrugët. Si arsye pse ka dhënë dorëheqje, ka theksuar se nuk ka pasur hapësirë për ta realizuar programin e tij ekonomik.

“Në PDK nuk kam hyrë për t’u bërë deputet, sepse e dini se kam qenë deputet. Mirëpo, kam hyrë që ta realizoj programin tim ekonomik”, ka thënë ai për Gazetën Blic. Sipas tij, nuk ishte vetëm posti i zëvendëskryeministrit, mirëpo edhe programi i tij ekonomik.

Kelmendi ka theksuar se i vjen keq për të gjithë ata që ia kanë dhënë besimin, mirëpo nuk kishte rrugë tjetër.

“Nuk mund të vinte në shprehje të realizohej programi im ekonomik, dhe më nuk kishte hapësirë që të qëndroja aty”, tha ndër të tjera Kelmendi për Gazetën Blic.

I pyetur se cila do të jetë e ardhmja e tij politike, ai ka thënë se për këtë ende nuk ka vendosur.

(Kosova Sot)