PTK-ja mbetet në duart e oligarkëve

  • 30 April 2016 - 08:15
PTK-ja mbetet në duart e oligarkëve

Telekomi kosovar, pronë publike për një kohë të pacaktuar
Strategjia e Qeverisë 'Mustafa' nuk e parashikon shitjen e kompanisë

Ish-kryetari i OEKut, Ismajl Kastrati, tha për "Kosova Sot" se problemi i PTK-së është shumë i ndërlikuar, për të dhënë një zgjidhje të lehtë dhe për llogaridhënie. Sipas Kastratit, PTK-ja për një kohë të gjatë ka shërbyer dhe shërben si mundësi e artë për zhvatje dhe rahati të familjarëve, apo militantëve partiakë nga partitë në pushtet, pa përjashtim

Që nga fillimiviti gati askush nga Qeveria e Kosovës nuk po e zë më në gojë çështjen e privatizimit të PTK-së. Ekspertët dhe shoqëria civile janë të mendimit se fajtore është politika që nuk po e diskuton privatizimin e kësaj ndërmarrje. Ndërsa me Strategjinë e re të Qeverisë Mustafa nuk po parashihet shitja e PTK-së, por po synohet "shkrirja" e mjeteve të privatizimit, bëjnë të ditur burimet nga kjo qeveri.

Në realitet edhe në këtë strategji parashihet rritje ekonomike prej rreth 8 për qind, që do të mundë- sonte uljen e shkallës së papunësisë si dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve. Projekti ka përfshirë mbështetjen për përgatitjen e programit të reformave ekonomike 2016-2018 dhe programet e IPA II, që përfshijnë asistencën financiare të BE-së për Kosovën. Strategjia Kombëtare për Zhvillim është e përqendruar në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit, infrastruktura dhe konkurrueshmëria. Hartimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, më 22 janar të këtij viti. 

Dallimi me Planin Bansko

Qemajl Marmullakaj, drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, duke folur lidhur me promovimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, para medieve kosovare ka thënë se ky është një dokument udhërrëfyes për planifikim të politikave dhe një dokument që Qeveria e Republikës së Kosovës e harton për herë të parë. Ai tha se ndryshe prej Planit Bansko, i cili parashihte privatizimin e ndërmarrjeve publike (PTK, KEDS, 'Kosova e Re') brenda një periudhe të shkurtë, Plani më i ri për Zhvillim të Qëndrueshëm, siç quhet ndryshe Strategjia Kombëtare për Zhvillim, nuk e parasheh shitjen e ndërmarrjeve publike.

Sipas Strategjisë, synohet përmirësimi i efikasitetit të ndërmarrjeve publike në përputhje me parimet e qeverisjes korporative të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim e Zhvillim Ekonomik, OECD. Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), dr. Shyqyri Haxha, thotë se nuk e dinë arsyen se përse është lënë anash privatizimi i PTK-së...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)