Therren me thikë dy të mitur në Prishtinë

  • 30 April 2016 - 16:30
Therren me thikë dy të mitur në Prishtinë

Dy persona të mitur meshkuj, shtetas të Kosovës, janë therur me thikë pas një përleshje mes vete.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga kjo përleshje e cila ka ndodhur në Prishtinë, dy të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore nga përdorimi i mjeteve të mprehta-thika, njofton lajmi.net.

Ata janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot)