Podujevë, rrugët dhe shtyllat elektrike mbushen me mbeturina (Foto)

  • 01 May 2016 - 10:55
Podujevë, rrugët dhe shtyllat elektrike  mbushen me mbeturina (Foto)

Shtyllat elektrike dhe rrugët, në qytetin e Podujevës janë mbushur përplot me mbeturina. Kjo vjen për shkak të mungesës se shportave në qytet.

Një lexues i gazetës Kosova Sot Online, qytetar i Podujevës, i ka dërguar disa foto në redaksi ku shihen shtyllat elektrike të mbushura me mbeturina.

Ai më poshtë kishte shkruar se te kryetari i tyre Agim Veliu, as nuk guxojnë të ankohen sepse nuk do i merrte parasysh, dhe redaksisë i është lutur që të mos i publikohet emri sepse mund të ndëshkohet nga kryetari. Ai më tej tha se në krejt qytetin mund ti gjesh vetëm 6 shporta, dhe disa të tjera të cilat janë donacion nga organizata "Ta pastrojmë Kosovën".

Gjithashtu në foto shihen rrugët të mbushura me mbeturina dhe ku vetëm në rrugën kryesore të këtij qyteti janë pesë a gjashtë shporta, kishte shkruar lexuesi.

Më poshtë mund ti shihni fotot se si qytetarët i kanë futur mbeturinat në shtylla elektrike dhe i kanë gjuajtur nëpër tokë, në mungesë të shportave ku ata do të duhet ti hedhnin ato.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)