Zhegra nis “Ditët e Agimit”(Video)

  • 01 May 2016 - 11:13
Zhegra nis “Ditët e Agimit”(Video)

Gjilani është gati për manifestimin tradicional “Ditët e Agimit” edhe për këtë vit, i cili bëhet për nder të heroit të kombit, Agim Ramadani-Katana.

Një nga organizatorët për këtë manifestim Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit” nga Zhegra kanë postuar një video në Facebook, në të cilën shihen 2 mijë foto ngjitëse që do të përdoren për këtë manifestim.

“2 mijë foto ngjitëse me portret të heroit të kombit Agim Ramadani janë bërë gati për ‘Ditët e Agimit 2016’”, shkruan kjo shoqatë në Facebook.

Manifestimi “Ditët e Agimit 2016” do të mbahet më 1, 2 dhe 3 maj në Zhegër të Gjilanit, ndërsa fillon me turnir në futboll të vogël, që zhvillohet sot, për të vazhduar më pas flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të betejës së Koshares

(Kosova Sot)