Kreu i Nismës në Viti: Iu mbajtëm kot në regjistra

  • 01 May 2016 - 20:19
Kreu i Nismës në Viti: Iu mbajtëm kot në regjistra

Kryetari i NISMA për Kosovën në Viti, Daut Xhemajli, ka reaguar në Facebook pas largimit të disa anëtarëve të kësaj partie në Viti.

Ky i fundit thotë se anëtarët e larguar edhe formalisht nga kjo degë kanë qenë të regjistruar kot pasi, sipas Xhemejlit, ata ka kohë qe nuk ishin aktiv në ketë dege.
“Sot po doket qe edhe formalisht paskan shkuar nga Nisma , une ju them udha mbare kahdo qe shkoni ! Une iu kam mbajte kot për dy vite ne regjistra, por nuk eshte mire me fol tani ne emër të krejte atyre që e bane kete Iniciativ dhe ende mbeten ne te”, ka shkruar ndër të tjera Xhemajli në Facebook!

Ky është shkrimi i plotë i Xhemajlit në rrjetin social:

“Duke qene se NISMA ne Viti, ka funksionuar qê nga themelimi i saj dhe vazhdon te funksionoj me anetaret dhe individet te cilet kishin mbetur, sepse disa prej tyre pas zgjedhjeve dhe rezultatit te pa pritur për ta, që kujtuan se” petullat bahen me uje” dhe per keto dy vjet nuk u doken fare dhe as nuk u pergjigjen ne ftesat per takime të NISMA-s. Sot po doket qe edhe formalisht paskan shkuar nga Nisma , une ju them udha mbare kahdo qe shkoni ! Une iu kam mbajte kot për dy vite ne regjistra, por nuk eshte mire me fol tani ne emër të krejte atyre që e bane kete Iniciativ dhe ende mbeten ne te ! Ka edhe shumë gra dhe shumë të rinjë dhe te tjere që mbeten dhe jane ne NISMA. Unë iu kam bashkangjitur (nuk jam themelues!) per ta penguar nje te keqe per komunën e Vitise, të cilen kam faj që nuk e kam penguar me kohë !  Ka me shumë se dy vite që aktivitetin politik e kam identifikuar me NISMA per Kosovën, e cila nuk eshte fajtore per keto zhvillime politike ne Kosove dhe as nuk ka pergjegjesi se pse opozita nuk eshte e bashkuar sot !  Per fund ” kush flenë me fëmijë, në mëngjez zgjohet i lagur”. Daut Xhemajli- NISMA dega ne Viti”

(Kosova Sot)