Flamuri i Kosovës u krahasua me ISIS në Eurovizion, ja çfarë thotë Arta Dade

  • 03 May 2016 - 15:25
Flamuri i Kosovës u krahasua me ISIS në Eurovizion, ja çfarë thotë Arta Dade

Kryetarja e Komisionit të Politikave të Jashtme, Arta Dade ka shprehur shqetësimin në lidhje me një zhvillim të Eurovisionit, ku Shqipëria do përfaqësohet nga Eneda Tarifa.

Dade ka shfaqur shqetësimin e saj, lidhur me një veprim të organizatorëve për heqjen e flamurit të Kosovës, duke e krahasuar me atë të ISIS

‘’Indinjatë që flamuri i Kosovës u krahasua me ISIS’’, ka theksuar Dade.

Më pas stafi i Eurovision është vetëkorrigjuar, duke hequr dorë nga sjellja e tyre.

(Kosova Sot)