Nitaj: Thaçi e Mustafa, po insistojnë ta bëjnë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

  • 04 May 2016 - 22:15
Nitaj: Thaçi e Mustafa, po insistojnë ta bëjnë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Anëtar i Kryesisë së AAK-së,Muharrem Nitaj, e ka cilësuar si të paimagjinueshme që Komisioni Evropian të kërkojë nga Kosova, që ta ratifikojë Demarkacionin me Malin e zi, përpara se rekomandimi për vizat të shndërrohet në vendim të Parlamentit Evropian

Sipas Nitajt, kjo duket që më tepër të këtë qenë insistim i Isa Mustafës e i Hashim Thacit, se sa i vet Komisionit.

Reagimi i plotë:

Hegjemonia në shkëmbim të lirisë së lëvizjes!

Është e paimagjinueshme që Komisioni Evropian të kërkojë nga Kosova, që ta ratifikojë Demarkacionin me Malin e zi, përpara se rekomandimi për vizat të shndërrohet në vendim të Parlamentit Evropian.
Sikur kjo duket që më tepër të këtë qenë insistim i Isa Mustafës e i Hashim Thacit, se sa i vet Komisionit. Ndryshe si shpjegohet që një kusht i tillë nuk u është vënë asnjërit prej vendeve që tashmë e kanë marrë Liberalizimin. Ky nuk ka qenë kusht as për vet Malin e zi, as për Serbinë, as për shtetet tjera, sic është Sllovenia dhe Kroacia, të cilat edhe pse anëtare të BE-së, akoma kanë probleme të hapura me kufijtë.
Insistimi që Kosova të sfidohet kaq rëndë në shkëmbim të një të drejte krejt humane, që është lëvizja e lirë, është kërkesë e pandershme e hegjemoni e Brukselit ndaj një vendi të vogël, të cilin ka vite që është duke e trajtuar padrejtësisht, sa s’ka më!

(Kosova Sot)