20 kg drogë të fshehura në pasqyrë, arrestohet drejtuesi i autobusit (Foto)

  • 05 May 2016 - 10:31
20 kg drogë të fshehura në pasqyrë, arrestohet drejtuesi i autobusit (Foto)

Policia ka mundur të sekuestrojë në portin e Durrësit një sasi prej 20 kg kanabis sativa, dhe ka arrestuar një 57-vjeçar si posedues të saj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Neshet Alushi nga Vlora, drejtues i autobusit ku u gjet droga, është arrestuar. Sasia e lëndës narkotike prej 20 kg është gjetur në pjesën e bagazhit,në pjesën e pasme të një pasqyre. 

Për këtë është shpallur në kërkim një 32-vjeçar nga Vlora, si posedues i bagazheve ku gjet droga. Hetimet e mëtejshme do të vijohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

ImageImageImage

(Kosova Sot)