Moti në Kosovë për gjatë kësaj fundjave

  • 05 May 2016 - 14:14
Moti në Kosovë për gjatë kësaj fundjave

Në bazë të parashikimeve sinoptike, gjatë javës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me periudha me diell.

Sipas IHMK-së vranësirat do te shoqërohen me reshje shiu te intensitetit të dobët deri mesatar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Reshjet herë-herë do te bien vetëm në disa pjesë të vendit, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit, ku intensiteti i tyre do të jetë i ndryshueshëm.

Temperaturat maksimale do te lëvizin nga 15-19 gradë Celsius. Do të fryejë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s.

(Kosova Sot)