Krasniqi: Kurti, rivali kryesor i Veselit

  • 05 May 2016 - 18:01
Krasniqi: Kurti, rivali kryesor i Veselit

Analisti politik Islam Krasniqi, në një pronocim për gazetën “Kosova Sot”, beson që situata në terren po tregon se zgjedhjet janë shumë afër, ngase të gjitha partitë politike janë duke u përgatitur dhe po i forcojnë pozicionet e veta.

"Do të jetë një garë shumë interesante mes partive politike. Këto zgjedhje do të dallojnë pak nga të kaluarat, ngase mungon lideri apo më mirë të themi më i votuari në zgjedhjet e deritanishme, presidenti Thaçi. Kjo situatë edhe për kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarin e PDK-së, z. Veseli, pritet të jetë një sfidë e madhe që të mbajë partinë e tij si partia ma e madhe në vend", tha analisti Krasniqi.

Ai vlerëson se pas Veselit rival i madh në këtë garë politike do të jetë edhe Albin Kurti.

"Pas zgjedhjeve në 'Vetëvendosje', kur pritet rikthimi i Albin Kurtit si lider i kësaj partie, ai do të jetë edhe rivali më i madh i Veselit në zgjedhjet e ardhme, derisa bashkimi i dy subjekteve, NISMA-s dhe AAK-së, dhe heqja e vijave të kuqe me partitë në pushtet ia ka humbur pak imazhin dhe fuqinë këtij formacioni politik, sepse elektorati i tyre nuk e pëlqen të bëhet një koalicion i tillë dhe do të jenë në mëdyshje për votën e tyre”, tha ai.

Gjithsesi më i dobëti, sipas tij, nga liderët politikë do të jetë kryeministri Mustafa.

(Kosova Sot)