Kennedy kishte urdhëruar që bashkëshortja të mbahej larg plejbojit milioner

  • 06 May 2016 - 17:41
Kennedy kishte urdhëruar që bashkëshortja të mbahej larg plejbojit milioner

Presidenti nuk donte që ajo të takohej me Aristotle Onassis-in, magnatin grek që kishte reputacionin e një mashkulli aventurier.
Kennedy kishte bërë paranojë për faktin që Onassis po i vardisej Zonjës së Parë - me të cilën ishte martuar pas vrasjes së Kennedy-t - dhe do të mundohej të flinte me të, raporton Gazeta Kosova Sot

Presidenti John F Kennedy kishte urdhëruar njërin nga agjentët kryesorë të Shërbimit Sekret për t'u siguruar që bashkëshortja e tij nuk do të takohej me Aristotle Onassis-in gjatë një udhëtimi që ajo e kishte bërë në Greqi në vitin 1961. Presidenti e kishte ftuar në takim Clint Hill-in në Zyrën Ovale, përpara vëllait të tij Bobby, që atëbotë ishte Prokuror i Përgjithshëm, për t'ia dhënë këtë paralajmërim të jashtëzakonshëm. Ai i ka thënë Hill-it që 'ta mos e lejojë zonjën Kennedy që të takohet me Aristotle Onassis-in', magnatin grek që kishte reputacionin e një mashkulli aventurier.

Kennedy kishte bërë paranojë për faktin që Onassis po i vardisej Zonjës së Parë - me të cilën ishte martuar pas vrasjes së Kennedy-t - dhe do të mundohej të flinte me të. Në një libër të shkruar së fundmi Hill ka treguar që dy vjet më vonë Kennedy e kishte lënë bashkëshorten e tij që të kalonte kohë me multimilionerin në jahtin e tij në Mesdhe, për t'u çliruar nga mërzia që e kishte kapluar pas vdekjes së të birit të tyre foshnje, Patrick-ut. Ai e ka ditur që Onassis ishte një 'oportunist', megjithatë mërzia në të cilën po kalonte bashkëshortja e tij e kishte shtyrë që ta linte të shkonte. Hill ka shërbyer për shtatëmbëdhjetë vjet si anëtar i Shërbimit Sekret, kohë gjatë të cilës ishin ndërruar pesë presidentë, si dhe ka qenë i pranishëm në ditën kritike të nëntorit të vitit 1963, kur Kennedy ishte vrarë në Dallas të Teksasit. Detajet për aferën në mes të Jackie-t dhe Onassis-it Në librin e tij të ri - "Five Presidents: My Extraordinary Journey with Eisenhower, Kennedy, Johnson, Nixon and Ford" - Hill zbulon detaje për aferën në mes të Jackie-t dhe Onassis-it dhe mënyrës se si Presidenti ishte munduar ta ndalte. Jackie për herë të parë ishte takuar me Onassis-in në vitin 1958 në jahtin e tij gjatë një takimi mes bashkëshortit të saj dhe Winston Churchill-it. Në atë kohë Kennedy kishte qenë kandidat presidencial dhe kishte dashur të takohej me idhullin e tij të fëmijërisë, në përpjekje për të krijuar paqe mes dy familjesh që kishin pasur shumë kundërthënie gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kohës kur ata po flisnin, Onassis-i ia kishte treguar zonjës Kennedy jahtin e vet dhe pikërisht këtu kishte lindur romanca. Thuhet që Onassis i kishte thënë Costa Gratsos-it, njërit prej ndihmësve të tij më të afërt, që "ekziston diçka provokuese te kjo zonjë.

Ajo ka një shpirt sensual". Lidhja e tyre ishte bërë shqetësuese për Presidentin në vitin 1961 kur kishte nisur kriza Gjiri i Derrave dhe Kennedy po përgatitej për udhëtimin e parë në Evropë, gjatë të cilit do të ndalej në Paris, Vjenë dhe Londër. Gjatë këtij udhëtimi, Jackie planifikohej të udhëtonte pa bashkëshortin e saj në Greqi. Hill ishte shqetësuar se udhëtimi i saj nuk do të shkonte siç duhej Pak kohë para se të nisej drejt Parisit, Hill-i ishte befasuar kur ishte ftuar nga presidenti në Zyrën Ovale dhe aty kishte gjetur të ulur pranë vëllait të tij. Atëbotë, Onassis jo vetëm që e kishte reputacionin e një plejboji, mirëpo kishte edhe probleme ligjore me SHBA-në, meqë ishte akuzuar për mashtrim. Sipas Hill-it, presidenti Kennedy kishte thënë: "Clint, e kuptoj që do t'i bësh përgatitjet për udhëtimin e zonjës Kennedy në Greqi". Hill i ishte përgjigjur: "Po zotëri president, kështu jam këshilluar të veproj". JFK më pastaj e kishte shikuar vëllain e tij dhe i kishte thënë Hill-it: "Prokurori i Përgjithshëm dhe unë duam ta sqarojmë një gjë.

Pa marrë parasysh se çka ndodhë në Greqi, mos lejo që zonja Kennedy të takohet me Aristotle Onassis-in". Hill shkruan: "Në atë kohë unë nuk e kisha idenë pse ai po ma bënte një kërkesë të tillë, megjithatë iu pata përgjigjur shumë thjesht: 'Po zotëri President'". Arsyeja kryesore e Kennedy-t për këtë udhëtim në Evropë ishte takimi me presidentin francez Charles de Gaulle. Bashkëshortja e tij, në anën tjetër, kishte aranzhuar një udhëtim për vete, që përputhej me udhëtimin e bashkëshortit të saj. Ata kishin mbërritur në Evropë më 31 maj dhe dy milionë parisienë ishin rreshtuar në rrugë për ta nderuar ardhjen e presidentit amerikan. Meqë familja e Jackie-t kishte origjinë nga Franca, ajo e fliste frëngjishten rrjedhshëm. Në kohën kur ajo kishte shkuar në Greqi, Hill ishte shqetësuar se udhë- timi i saj nuk do të shkonte siç duhej, meqë kishte pasur shumë publicitet. Ajo kishte vizituar disa vende turistike dhe kishte kaluar shumicën e pushimit në vilat private, buzë detit, të pronarit Markos Nomikos. Hill kishte vepruar ashtu siç ishte udhëzuar, e kishte mbajtur Jackie-n larg zotëri Onassis-it. Nuk e linte të bënte foto në klube të natës Hill atëbotë ishte menduar gjatë pse kishte marrë kësi udhëzimesh, megjithatë mendimet e tij ishin qartësuar paksa kur në vitin 1962, para se zonja Kennedy të nisej për një udhëtim në Itali, presidenti i kishte dhënë udhëzime më të detajuara, duke i thënë që ta mos e lejonte bashkëshorten e tij për të dalë në fotografi gjatë kohës kur ishte në klube të natës. Pas vdekjes së Patrickut të vogël, Jackie ishte thyer emocionalisht dhe për ditë të tëra nuk kishte dalë nga shtëpia.

Motra e saj e kishte këshilluar që të shkonte për një udhëtim në Evropë, ku do të takohej me Onassis-in. Presidenti, përkundër faktit që shqetësohej për mundësinë e tradhtisë, kishte vendosur që të insistonte që ajo të shkonte. Ajo kishte qëndruar për plot dy javë, në disa raste duke u fotografuar dorë për dorë me shoqëruesin e saj - Onassis-in. Pas dy javësh ajo ishte kthyer dhe jo vetëm që ishte shëruar, mirëpo ishte bërë një person krejtë- sisht tjetër. Ironia e gjithë kësaj është që presidenti Kennedy ka qenë famëkeq për tradhtitë e shumta që ia kishte bërë bashkëshortes së tij, përfshirë këtu edhe aferën me Marilyn Monroe-n, që kishte bërë bujë të madhe.

(Kosova Sot)