Braçe zbardh të vërtetën: Ja për kë ishin thasët me pleh që Berisha akuzoi për parcelat në hashash

  • 06 May 2016 - 21:26
Braçe zbardh të vërtetën: Ja për kë ishin thasët me pleh që Berisha akuzoi për parcelat në hashash

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij në lidhje me ish kryeministrin Sali Berisha dhe denoncimet që ai bërë një ditë më parë në seancën plenare.

Pikërisht për një akuzë për banorët e Divjakës, reagoi edhe deputeti i kësaj zone, Braçe, i cili zbardh të vërtetën se ku kanë shkuar thasët me pleh që Berisha tha se ishin për tu dërguar në parcelat me hashash. Ja çfarë shkruan deputeti i  PS-së në Facebook.

Statusi

Mbylle gojën mashtruesi Sali Berisha. Dje as qe e dëgjova, qysh kur tha se kishte ndërtuar emisarin e Myzeqesë! Sot në Grabian me thanë se dje paska thënë: "Sot (dje), nga Tre Urat e bashkisë Divjakë, kanë dalë 40 kamionë me pleh organik për në Vlorë me qëllim plehërimin e plantacioneve të hashashit"!!

Sot, njerëzit në Tre Ura ishin të llahtarisur.

Unë e kuptoj që ka kohë që Sali Berisha, një kriminel digjital, sajon, shpif, fyen, sulmon Divjakën dhe popullin e saj. Por kjo e djeshma është e rëndë.

Në Tre Ura (më afër Lushnjes së Divjakës),

ka një fermë blegtorale në pronësi të shtetasit Ndini Ndoni.

Ndini Ndoni është ish kandidat për deputet dhe jo vetëm, i Sali Berishës, kundërshtar publik me Partinë Socialiste dhe çdo kandidat të saj.

Nëse Sali Berisha beson vërtetë se nga Tre Urat kanë dalë 40 kamionë me pleh organik, atëherë akuza i shkon drejtpërdrejtë mbështetësit të tij.

Por unë jam i bindur që Sali Berisha as që e ka ditur këtë, Sali Berisha e ka gjithçka si sulm të lidhur me Divjakën dhe popullin e Divjakës.

Nëse do e kish ditur pronësinë e Ndin Ndonit mbi plehun,

do shpikte një fshat tjetër.

Unë nuk kam pikë dyshimi që Sali Berisha gënjen!!

Pikërisht se është kështu kam dyshimin e fortë se;

Fshatari digjital që ka informuar Sali Berishën,

ka derdhur mbi te një informacion banal në funksion te fiksimit të tij të hershëm e të përbashkët me atë të Sali Berishës: Sulmin dhe varjen publike të çdo myzeqari apo "lale" siç i quajnë këta plehra!!

(Kosova Sot)