Sekularizmi kushtetues i shtetit të Kosovës është cenuar rëndë nga vetë Gjykata Kushtetuese

Sekularizmi kushtetues i shtetit të Kosovës është cenuar rëndë nga vetë Gjykata Kushtetuese
Sekularizmi kushtetues i shtetit të Kosovës është cenuar rëndë nga vetë Gjykata Kushtetuese

Agim Bajrami

  • 30 March 2024 - 21:04

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Gjykata Kushtetuese, përmes aktgjykimit kushtetues të pronave anti ligjore të manastirit të Deçanit, ndërhyri në kompetenca e gjykatave të rregullta, dhe e pruri vendimin anti kushtetues për manastirit të Deçanit,që t'i njihet statusi i pronave të kohës së perandorisë Bizantine,dhe çka do të bëhej , me pronat e kishës së Romës katolike në Kosovë,me analogji të logjikës juridike të Gjykatës kushtetuese ,pronat e rajonit të Dukagjinit i takojnë kishës katolike të Romës si pasuese e perandorisë romake. Pse të jenë Gjykata Kushtetuese e Kosovës,e dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës? Që të dyja, nuk janë në përputhje me mandatin dhe kompetencat që kanë. Gjykata kushtetuese, u shndërrua në çështje "falli"(loto),të luajmë short , kush e merr të kuqen e qëllon e të zezën dënohet. Gjyqtarët dhe stafi ndihmës, janë jo përveç partiak , por edhe të nivelit fisnor. Gjykata kushtetuese, në kohën e Enver Hasanit e ç'rregulloj sistemin kushtetues të zgjedhjeve dhe të votimit në Kosovë për interesat e tija personale dhe të liderit të partisë demokratike të Hashim Thaçit.

 

I gjithë sistemi rajonal dhe ai evropian pas votimit deputetët e parlamentit mund të formojnë koalicion me grupet e deputetëve për formimin e qeverisë. Me vendimin (anti) kushtetues të Hasanit, koalicioni partiak duhet të formohet para hyrjes në garën zgjedhore. Kjo është shpikje e ultë dhe pa asnjë praktikë parlamentare në botën demokratike perëndimore. Gjykata kushtetuese, përmes aktgjykimit kushtetues të pronave anti ligjore të manastirit të Deçanit, ndërhyri në kompetenca e gjykatave të rregullta, dhe e pruri vendimin anti kushtetues për manastirit të Deçanit,që t'i njihet statusi i pronave të kohës së perandorisë Bizantine,dhe çka do të bëhej , me pronat e kishës së Romës katolike në Kosovë,me analogji të logjikës juridike të Gjykatës kushtetuese ,pronat e rajonit të Dukagjinit i takojnë kishës katolike të Romës si pasuese e perandorisë romake. Dhe çka do të bëhet me xhamitë të cilat prezantojnë pasuesit e perandorisë otomane në Kosovë dhe Ballkan. Sipas Gjykatës kushtetuese të Kosovës, e tërë Kosova është shndërruar në tre entitete; entiteti i Romës katolike pasuese e perandorisë Romake, por gjykata kushtetuese , nuk u'a ka njohur të drejtën e pronësisë në rajonin e Dukagjinit ,kisha ortodokse serbe pasuese e perandorisë bizantine sllave, që gjykata kushtetuese u'a njohu një pjesë të drejtës së pronësisë për manastirin e Deçanit, dhe çka me manastiret tjera serbe si në Graqanicë, Prizren, Pejë etj. Dhe xhamitë islame që janë pasuese të perandorisë turke, e gjykata kushtetuese nuk u'a ka njohur të drejtën e pronësisë, edhe për kundër, që e tërë hapësira e Kosovës është e mbuluar përmes tapive turke , shih këtë në regjistrat e tapive në arkivat turke. Siç janë edhe regjistrat e pronësisë të Romës katolike në arkivat e Vatikanit. Tani me një gjendje të re juridike në Kosovë ku gjykata kushtetuese e legalizon entitetin pasues të perandorisë bizantine përmes pronës së manastirit të Deçanit dhe jo vetëm, edhe Kushtetuta e Kosovës më nuk është funksionale ngase është shfuqizuar norma juridike kushtetuese ,ku thuhej ,se bartës i të drejtës së pronësisë mbi tërë territorin e Kosovës është shteti i Kosovës dhe në raport me statusi juridik i institucioneve religjioze janë të barabarta para shteti dhe shteti është sekular ndaj besimeve dhe asociacioneve fetare. Tani Gjykata Kushtetuese përmes vendimit të saj për pronat antiligjore të manastirit të Deçanit ka cenuar rëndë frymën dhe vetë normën kushtetuese ku rregullon çështjen e besimeve dhe asociacioneve religjioze dhe vetë sekularizmin kushtetues të jetës në Kosovë. Dhe çka bëjnë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës? Nga elita akademike ,nuk ka asnjë hulumtim shkencor për ndonjë çështje delikate si për pronat historike të Kosovës apo për ballafaqim shkencor rreth zhvillimeve aktuale. S’ka hulumtime dhe as ndriçime shkencore nga akademikët kosovarë ...por ka vendime antikushtetuese,jo profesionale, nga gjykata kushtetuese e Kosovës kundër Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".