Serbia nuk po heq dorë nga synimi kriminal për ripushtimin e Kosovës

Serbia  nuk po heq dorë nga synimi kriminal  për  ripushtimin e Kosovës
Serbia  nuk po heq dorë nga synimi kriminal  për  ripushtimin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 10 April 2024 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi 

Faktet na  bindin se Serbia synon ripushtimin e Kosovës. Nuk është qëllimi i paqes dhe i zgjidhjes së çështjes, por i përfitimit të kohës,kuptohet për të vepruar kundër Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Vuçiq ka treguar se nuk është për paqe dhe nuk e njeh në asnjë mënyrë Kosovën si shtet. Serbia po armatoset. Tash morri aeroplan luftarak edhe nga Franca. Priten armë të reja nga Rusia e Kina.

-Për aktualitetin në Kosovë po shkruhet dhe po diskutohet mjaftë në nivelet politike evropiane e botërore. Beogradi nëpërmjet Listës Serbe ka dalë kundër regjistrimit te popullsisë se komunitetit serb dhe,  edhe kundër votimit për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës. Deklarata e kësaj partie është fakt i mos respektimit të shtetit të Kosovës. Duket se Beogradi ka zgjedhur mos dëgjueshmërinë qytetare si mjet kundër shtetit të Kosovës. Eksperti gjerman, z.Knaus, ka konstatuar se gjendja e krijuar në këto anë gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE nuk solli rezultatet e pritura. Z. Knaus shkruan: " Duket se një krizë që filloi me kryetarët e komunave nga Lista Serbe në veri të Kosovës, ishte politikë e Beogradit, pikërisht në momentin kur Franca dhe Gjermania dolën me planin për njohje "de facto". Kështu, z.Knaus, pasi bënë përshkrimin e gjendjes në Kosovë në raport me Serbinë, shkruan: "Strategjia aktuale dialogut Kosovë - Serbi ka dështuar. Beogradi që në fillim ka hedhur poshtë hapur çdo strategji njohjeje "de facto".

Beogradi e përsëriti këtë: përsëri dhe përsëri, duke treguar se nuk ka marrëveshje. Nuk ka pasur kurrë". Faktet na  bindin se Serbia synon ripushtimin e Kosovës. Nuk është qëllimi i paqes dhe i zgjidhjes së çështjes, por i përfitimit të kohës,kuptohet për të vepruar kundër Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Vuçiq ka treguar se nuk është për paqe dhe nuk e njeh në asnjë mënyrë Kosovën si shtet. Serbia po armatoset. Tash morri aeroplan luftarak edhe nga Franca. Priten armë të reja nga Rusia e Kina. Ka edhe drona iranian etj. Këto tregojnë një militarizim të ashpër të Serbisë. Priten aksione dhe aksione. Kjo ndalet vetëm nga BE, NATO dhe SHBA. Këto e kanë në dorë paqen dhe luftën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".