Është koha e fundit për të vepruar, të miratohet ligji Vetting dhe goditet gjyqësori i korruptuar

Është koha e fundit për të vepruar, të miratohet ligji Vetting dhe goditet gjyqësori i korruptuar
Është koha e fundit për të vepruar, të miratohet ligji Vetting dhe goditet gjyqësori i korruptuar

Dardan Grapci

  • 14 April 2024 - 08:41

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

 

Nëse dëshirojmë që gjykatat të jenë efikas në zgjidhjen e të gjitha lëndëve, të jenë të pa varur dhe profesionale e të guximshme në luftimin e krimit e të korrupsionit, që të përparojnë dhe ta fitojnë besimin e qytetarëve, dhe nëse dëshirojmë që gjykatat të pastrohen nga gjyqtarët e korruptuar, atëherë duhet urgjentisht të votohet dhe aplikohet Ligji i Vettingut. Nuk ka zgjidhje tjetër. -Sa ju përket lëndëve të cilat kanë mbetur nëpër arkiva dhe të cilat janë duke u mbushur pluhur, e kam një pyetje për KGJK-në.

 

 Sa kohë do ju duhet që të merreni me të gjitha lëndët? Le të mbesim me shpresë e të presim një përgjigje për opinionin e gjerë publik, kurdo që e shohin të arsyeshme! Duke parë këtë neglizhencë të madhe të funksionimit totalisht të dështuar, mendoj se departamenti i krimeve të renda duhet të mbyllet përkohësisht derisa të hetohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që defilojnë nëpër këtë departament me lëndët të cilat janë deponuar aty. Vetëm kur të hetohet e gjithë struktura dhe kur të pastrohet, duhet të hapet publikisht dhe zyrtarisht e të fillohet të punohet seriozisht. Po ashtu duhet të bëhet publike në media kërkesa-konkursi, për gjyqtarë dhe prokurore të rijnë brenda një afati të shkurtë kohor. Dhe kjo mënyrë pastrimi e reformimi duhet të vazhdoj në të gjitha gjykatat komunale ku gjyqtarët janë në shërbim të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky aksion i madh spastrimi duhet të zhvillohet me patjetër pasi që më në fund po dëshmohet edhe nga reagimet e vetë drejtuesve të KGJK-s, për nivelin e ulët të efikasitetit në punën e gjyqësorit. Pra ky dikaster, shtyllë e rëndësime e sundimit të ligjit, pa vonesë duhet spastruar nga të gjithë ata gjyqtar që janë vënë në shërbim të nëntokës së krimit të organizuar dhe marrin paga kot së koti. Jo rastësisht e ka ngjirur zërin kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, duke e thënë hapur se nuk është i kënaqur me efikasitetin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, por edhe të gjykatave të tjera , në zgjidhjen e lënëve të vjetra, teksa ka deklaruar se efikasiteti në Departamentin e Krimeve të Renda ka rënë në të gjitha gjykatat, jo vetëm në atë të Prishtinës, por në të gjitha thuajse pa dallim. Këto kritika publike që janë raportuar në medie, janë për tu alarmuar të gjithë sepse tone të tilla kritike për mos punë në sistemin gjyqësor të Kosovës, madje as në atë prokurorial, deri më tash publikisht asnjëherë nuk janë dëgjuar, por me sa duket kupa është mbushur nga neglizhenca e madhe e njerëzve të instaluar aty dhe të kontrolluar nga nëntoka e krimit të organizuar, ndaj të cilëve duhet të ketë llogaridhënie dhe përgjegjësi të ashpër ligjore e disiplinore, prandaj edhe kërkohet aplikimi i Vettingut i cili është duke u vonuar , nga askush tjetër, veç se nga njerëz të politikës të lidhur gusht me nëntokën e krimit të organizuar të cilët ulur në parlament po e pamundësojnë miratimin e Vettingut dhe fillimin e zbatimit të tij, për ta reformuar e spastruar me rrënjë një sistemin e drejtësisë nga kapja e thellë prej krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".