Regjimi i Vuçiqit do të digjet vetë në armatimin që po e grumbullon për të sulmuar të tjerët

Regjimi i Vuçiqit do të digjet vetë në armatimin që po e grumbullon për të sulmuar të tjerët
Regjimi i Vuçiqit do të digjet vetë në armatimin që po e grumbullon për të sulmuar të tjerët

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 14 April 2024 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

 

Forcat e NATO-s shpesh herë dhe publikisht i kanë quar fjalë Serbisë fashite që përpos uljes në tavolinë me Kosovën asgjë tjetër nuk s’mund as të mendoj dhe as të veproj. Ndaj ajo e din se nuk kanë rrugë tjetër pos bisedimeve edhe ata mundohen të përçajnë, por nuk kanë mundësi. Le të sillen kah të sillen ata do ulen patjetër në bisedime , përndryshe përdorimi i forcës është i paralajmëruar që do të reagojnë forcat e NATO-s dhe se fundi do jetë më i zi se si e kanë përjetuar deri më tani.

 

Serbia fashiste kronoligjikisht është zullumqarja e të gjitha të këqijave jo vetëm në rajon, por në Ballkan, dhe më pastaj, deshëm apo s´deshëm ajo do përhapej si vaji në lakra edhe më tej në disa pjesë të Evropës dhe bile edhe më tej. Armatimi që është zbuluar nga shtypi malazeze nga vendet me prejardhje komuniste dhe fashiste nuk është asgjë tjetër pos një propagande nxitëse dhe ndjellakeqe. Përse e them këtë? Serbia këtë armatim që e sjell në këtë rajon, mendoj se më tepër e ka nga frika dhe nga lufta speciale, sepse Serbia fashiste në radhë të parë, e di se me kë ka punë. Aty është NATO dhe mendoni se ajo do të ndezë luftë me këtë forcë më të madhe botërore dhe me armatimin më të fuqishëm luftarak. Këtë nuk ka guxim ta bëjë kurrën e kurrës, por ajo mundë të bëjë ndonjë provokim si ky e fundit në Banjskë dhe ikën si qentë me bishtin ndër vegë, bile duke i lënë edhe shokët të shtrirë si mercina për korbat. Askush mos ta mendoj se për furnizimin me armatim që po e bënë Serbia, qoftë publik apo ilegal, nuk janë në detaje të informuara, në dijeni dhe në përcjellje nga Amerika dhe NATO. Madje edhe forcat e Kosovës janë në dijeni për këtë. Ata i dinë edhe sa rrugaç dhe bandit me numra kanë dhe se kush janë duke stërvitur jo larg kufijve të Kosovës. Ata mashtrohen keq. Edhe një gjë. NATO, Amerika, Gjermania dhe disa shtete të Bashkimit Evropian e kanë njoftuar Serbinë që të mos e mendoj këtë por të ulen në bisedime dhe ti lënë anash planet e sojit të Vulinit, Dodikut natyrisht edhe të Aleksandër Vuçiqit, ku ju ka dalë boja, dhe përpos lehjeve nuk kanë mundësi asgjë të bëjnë tjetër. Kjo nuk është hera e parë që Serbia luan me kartën e luftës, por, një gjë më duket e pa tolerueshme se përse Mali i Zi i lë të hyjnë sallamadi në territorin e tyre dhe njëkohësisht ajo vetë është anëtare e NATO-s. Për këtë duhet reaguar urgjentisht, por nuk e besoj se nuk i kanë quar fjalë përmes kanaleve interne jo publike dhe diplomatike, që janë në dijeni për armatimin e botës kriminaleve dhe atyre shteteve të mallkuar nga Zoti. Shikoni pra atë që e thash më lartë se edhe pronarët e këtyre tenderëve janë argatët e Aleksandër Vuçiqit dhe kinse nuk janë për bartjen e armatimit, e kur zbulohet janë ngjyrosur me bojë amatorësh. Pra këtu kemi të bëjmë me një zinxhir të kanaleve të nëntokës kriminale , të kontrabandës por të lidhur kryekëput me pushtetin fashist kriminal. Ta zëmë se po e sulmon Kosovën dhe nuk do të intervenon NATO, por ushtria e Kosovës, Shqipërisë, shqiptarët do ngrihen kudo që janë dhe do i bënë hesapet keq ajo po që se nuk e mendon këtë. Ajo i di këtë marifet dhe përpos që sillet aty brenda oborrit të tyre nuk e besoj që në këtë kohë ajo do kaloj gardhin. Edhe një gjë shume me rëndësi, dhe ndoshta për dike duket e pabesueshme. A mendoni ju se Aleksandër Vuçiqi e ka frikën deri në asht edhe nga faktori i brendshëm, populli i serb i cili ka filluar të mos i bindet. E po frikësohet se Amerika po i paguan forcat në serbi për ta destabilizuar vendin. Forcat e NATO-s shpesh herë dhe publikisht i kanë quar fjalë Serbisë fashite që përpos uljes në tavolinë me Kosovën asgjë tjetër nuk s’mund as të mendoj dhe as të veproj. Ndaj ajo e din se nuk kanë rrugë tjetër pos bisedimeve edhe ata mundohen të përçajnë, por nuk kanë mundësi. Le të sillen kah të sillen ata do ulen patjetër në bisedime , përndryshe përdorimi i forcës është i paralajmëruar që do të reagojnë forcat e NATO-s dhe se fundi do jetë më i zi se si e kanë përjetuar deri më tani. Ndërkaq, ato mbeturina do ndryshken në magazinat e tyre dhe deri sa të është NATO fillimi i një lufte të re në Kosovë do jetë i dëmshëm fillimisht për vetë ata-Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".